Ekonomi

1 litër naftë deri në 1 euro në Kosovë, kreu i naftëtarëve e tregon pse po rriten çmimet e derivateve

Pinterest LinkedIn Tumblr

Para pak ditësh në disa pompa të derivateve 1 litër naftë shitej edhe me 0.89 cent, por çmimi është rritur për 5 cent, duke shkuar në 0.94 cent.

Se çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar një rritje të ndjeshme, e që kanë ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare e pranojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se aktualisht çmimi i dizellit sillet nga 0.94 cent deri në 1 euro, ndërsa benzina nga 0.95 cent e deri në 1.1 euro.

“Ka rritje te çmimit ne tregjet ndërkombëtare ku edhe te ne ka reflektim te rritjes se çmimit. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Shkaku i pandemisë është zvogëlua prodhimi nga organizata prodhuese OPEC dhe kem rritje te çmimit”, tha Berjani për Reporterin.

Por Berjani thotë se qytetarët e Kosovës aktualisht janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizën për 0.22 cent ma të lirë.

“Sot çmimi në Shqipëri sillet dizelli 1.27 cent, benzina 1.30 cent”, thotë ai.