Lajme

22 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Çitaku poston fotografi me gjeneralin Clark

Pinterest LinkedIn Tumblr

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi me gjeneralin e NATO-s Wesley Clark në ditën kur janë bërë 22 vjet nga sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe.

“Gjenerali. #NATO #Nuk harrojmë kurrë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Çitaku më pas ka postuar edhe një fotografi të dytë me gjeneralin Clark të cilin e ka quajtur trim.

“Në mes dy trimave! Me Gjeneralin Clark dhe Komandantin e Batalionit Atlantiku Gani Shehu para dy vitesh në Washington DC. #UÇK #NATO #Nuk harrojmë kurrë”.

Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Urdhrin për nisjen e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai atë natë kishte mbajtur para popullit amerikan fjalimin historik duke lajmëruar se e kishte urdhëruar NATO-n të fillonte operacionin ushtarak si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

Write A Comment