Lajm i mirë vjen nga kompania që ka nxjerrë në treg vaksinën Johnson & Johnson. Profesori i Politikave Shëndetësore të Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), Elias Mosialos flet për mbrojtjen 100% ndaj shtrimit në spital nga COVID-19 dhe 28 ditë pas marrjes së dozës keni 100% mbrojtje nga virusi.
Në një postim në Facebook, profesori shkruan se kompania dhe NIH gjithashtu deklaruan se vaksina ishte 85% efektive në parandalimin e ashpërsisë së simptomave të rënda të koronavirusit.
“Pra, duket se në Afrikën e Jugut, vaksina zvogëloi mundësinë e një infeksioni serioz ose kritik me Covid-19 me 81,7% dhe ishte 64% efektive në parandalimin e sëmundjes me simptoma të moderuara. Kompania gjithashtu tha që efektiviteti i vaksinës nuk u ndikua nga mbizotërimi i lartë i variantit Brazilian”, tha gjithashtu Mosialos.