Lajme

Vendimi i Gjykatës Supreme ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Adriana Hoxhiq  e paraqitur kundër vendimit plotësues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Reporteri.net.

Adrijana Hoxhiq, udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar”, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Në njoftimin për media thuhet se me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që kjo ankesë të refuzohet  si e pabazuar.

Kësisoj Adrijana Hoxhiq do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në vend të Adrijana Hoxhiq, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti.