Lajme

Këta do të jenë 120 deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit fituese ka dalë Lëvizjen Vetëvendosja me 50.28 % të votave dhe pritet të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

E dyta renditet PDK-ja me 17 % apo 19 deputetë dhe LDK-ja me 12.73 % renditet partia e tretë, apo me 15 deputetë.

AAK-ja fitoi 7.12% dhe pritet që në Kuvendin e Kosovës të përfaqësohet me 8 deputetë.

Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Më poshtë mund ta gjeni Listën me emrat e 120 deputetëve të kësaj legjislature, e teta me radhë: