Lajme

Tërmkolli citon Fishtën: Ta dijë bota e mbarë, se nga sot s’jam shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot e kanë zgjedhur Lumir Abdixhikun kryetar të partisë.

Pas kësaj ngjarje të rëndësishme për LDK-në, është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, njofton Klan Kosova.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm, Melihate Tërmkolli, e ka cituar thënien e famshme të Gjergj Fishtës “Le ta dijë e gjithë bota mbarë, se Gjergj Fishta nuk është shqiptar”.

“Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë rënë dhe në çfarë injorance, e tha një fjalë që ia kanë keqpërdorur siç po i keqpërdorni deklaratat e mia”.

“Ai tha: Le ta dijë bota e mbarë se nga sot s’jam shqiptar, dhe në fakt ishte shqiptari më i madh”.

Kujtojmë se në poemën ‘Metamorfoza’ Gjergj Fishta ndër të tjerash ka shkruar: T’a dijë Shqypnija, prá, e sheklli mbarë, se ma mbas sodit, un s’jam shqyptar.