Ndarjen po mundohet ta kalojë siç është më së miri.
Edhe pse jetën romantike nuk e shijon krah Kanyes, Kimi vazhdon të na befasojë me paraqitjet e saj të zjarrta, transmeton Indeksonline.
40-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë të bardhë, pasi Kanye e “lëndoi” atë duke i dhënë fund martesës së tyre pas shtatë vjetësh.
Veshjen e saj ajo e kombinoi me gjerdane të çmueshme, teksa u fotografua duke dalë nga vetura e saj super luksoze.
Kujtojmë, Kanye thuhet se ndryshoi numrin e tij dhe do të komunikojë me ish-in vetëm përmes rojeve të sigurisë pasi ajo bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar.
Reperi nuk po e ndërpret komunikimin me katër fëmijët e tyre, duke angazhuar dado të ndryshme që ndihmojnë në kujdesjen e tyre në ketë kohë krize mes çiftit./Indeksonline/