Katalunasit duan përforcime në skuadër në afatin veror, pavarësisht që gjendjes jo të mirë ekonomike, përcjellë lajmi.net.
Haaland thuhet se është prioriteti kryesor i presidentit të ri Joan Laporta, i cili gjithashtu është duke provuar të nënshkruajë kontratë me Lionel Messin.
Sipas Marca, Barcelona ka vendosur t’i shesë pesë lojtarë nga ekipi i parë që të nënshkruajë me Haaland.
Yjet si Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Martin Braithëaite, Junior Firpo dhe Antoine Griezmann thuhet se janë emrat që Laporte do sakrifikojë.
Pos Haaland, Barcelona është e fokusuar edhe në nënshkrimin me agjentët e lirë, si Eric Garcia, Memphis Depay dhe Sergio Aguero./Lajmi.net/