Xhuljeta Lala, 33-vjeçare është vrarë barbarisht dje në një hotel në kryeqytetin belg, në Bruksel.
Por një detaj tjetër tragjik është zbuluar për të. 19 vite më parë Xhuljeta Lalës i janë vrarë 2 prindërit nga një person nga Divjaka.
Sipas raportimit nga mediat belgë mësohet se autori ka qenë një 36-vjeçar, i cili është me origjinë nga Franca.
Ai ishte arratisur nga një institucion psikiatrik në Marsejë të Francës. Ai kishte dalë lakuriq në korridor, rrëmbeu një fikës zjarri aty pranë, hyri në dhomën e hapur ku ishte Xhuljeta dhe goditi brutalisht gruan e re, e cila vdiq menjëherë.