Pas shpalljes së kandidaturës së Daut Haradinajt për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti, ka folur lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj.
Haradinaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se kjo është një risi dhe se befasi të tilla do të ketë edhe në komunat e tjera.
“ Po i japim Prishtinës kandidatin më të mirë. Me këtë ndodhë një risi, një ndryshim. Do të vazhdojmë kështu me disa befasi tjera për komunat e tjera. Ky është respekt për kryeytetin”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se ka gatishmëri për ta përkrahur këtë kandidaturë.
“I jepet një mundësi e fitores edhe nga ata që nuk janë me AAK”, tha ai.