Lajme

Zemaj: Shqetësuese rritja e numrit të pacientëve me COVID në spitale, po mbingarkohet SHSKUK-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se është shqetësuese rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 duke shtuar se po të vazhdojë ky trend do të mbingarkohet SHSKUK-ja.

“Shqetësuese janë rastet spitalore. Valbon Krasniqi çdo ditë po kërkon rritje të kujdesit, përndryshe mbingarkesa në SHSKUK, nëse vazhdon kështu, do të jetë e papërballueshme dhe profesionistët tonë shëndetësorë do të përballen me situata të vështira të menaxhimit”.

Në mbledhjen e Komitetit për COVID-19, Zemaj falënderoi stafin shëndetësor dhe tha se është krenar me ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre.

Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë testuar 7000 mësimdhënës, 2000 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë apo 31 përqind.