Lajme

Përfshihet nga flakët autobusi i mbushur me udhëtarë në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Një autobus i linjës urbane të qytetit të Vlorës i cili kishte brenda udhëtarë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas raportimeve mediatike autobusi ka marrë flakë nga pjesa e tij e pasme, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Ka qenë shpërthimi i dëgjuar para nisjes së zjarrit që ka lejuar udhëtarët të zbresin të sigurt nga autobusi.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një qark elektrik, ndërkohë që zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë neutralizuar rrezikun.