Lajme

“Abdixhiku po synon të marr deputetët e Vjosa Osmanit, asgjë më pak, asgjë më shumë”

Pinterest LinkedIn Tumblr

Analisti i njohur politik, Vigan Qorrolli ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje se do të takohet me Vjosa Osmanin në lidhje me çështjen e presidentit.

Sipas Qorrollit, kryetari i ri i LDK-së po e bën me qëllim që të marr deputetët e Listës së Vjosa Osmanit, transmeton Indeksonline.

Analisti i njohur beson se me këtë veprim, LDK do të shënonte një fitore pa luftë dhe të bëhej partia numër një opozitare.

Postimi i plotë i Vigan Qorrollit:

Synimet e kryetarit te ri te LDK’se, Abdixhiku, per negociata tête-à-tête (koke me koke) me pretendenten per Presidente, Vjosa Osmani, e kane vetem nje qellim: ndarjen e shtate deputeteve me VV’ne dhe bashkimin e deputeteve te Listes se saj me LDK’ne ne nje grup parlamentar.Kesisoji LDK do ta arrinte edhe nje fitore pa lufte: opozita numer nje ne kuvend, duke e tejkaluar ne numra PDK’ne me deputete.Asgje me pak, asgje me shume!