Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lilës, ku thotë se korrupsioni i ka penguar investimet e huaja në Kosovë.
Miftaraj ka shkruar në Facebook se Kusari-Lila ka aktakuzë aktive për korrupsion kur ka qeverisur bashkë me PDK-në dhe LDK-në.
“Mimoza Kusari-Korrupsioni ka penguar investimet e huaja ne Kosove. Mimoza Kusari- Ka aktakuze aktive per korrupsion kur ka qeverisur bashke me PDK dhe LDK. Deklarate patetike, ta ofendon inteligjencën”, ka shkruar Miftaraj.
Miftaraj thotë se Kusari-Lila e cila akuzohet për korrupsion, po mban moral për korrupsionin dhe investimet e huaja.
“E akuzuar per korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe te ministrit per çka edhe akuzohet, plus te mban moral per korrupsion dhe investime te huaja. Jeto endrren tende ne Kosoven tone te bukur, ku e duron edhe nje te akuzuar per korrupsion me fitu te drejten me perfaqesu popullin ne Kuvend, edhe me na tregu se korrupsioni po e pengon te ardhmen tone. Shfrytezo sistemin ne maksimum!”, ka shkruar Miftaraj.
Ndryshe, Kusari-Lila në një intervistë për EkonomiaOnline ka deklaruar se korrupsioni i ka penguar investimet e huaja në Kosovë.
“Ne çfarë kemi parë në shumicën e deklarimeve të investitorëve qoftë të atyre të vendit dhe të huaj, problemi kryesor ka qenë burokracia dhe korrupsioni, duke e ditur se e kemi një qeveri që po vjen me një mandat të qartë në luftën kundër korrupsionit, në lehtësimin e kushteve për të bërë biznes në Kosovë, konsiderojmë që në fillim hymë me një kredibilitet shumë më të madh se sa qeveri deri më tash në Kosovë edhe Kuvendi i Republikës është i gatshëm që të mbështes dhe duhet të ketë një punë aktive në harmonizimin dhe në rregullimin të atyre problemeve dhe sfida institucionale të cilat mund të jenë për të rregulluar mjedisin e biznesit”, ka deklaruar Kusari-Lila.