Lajme

Deri në këtë ditë do të bie borë në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Mot i paqëndrueshëm deri të enjten.

Borë do të vazhdojë të bie në pjesën e parë të kësaj jave, por sipas Insitutit Hidrometerologjik të Kosovës intensiteti i saj do të dobësohet gjatës së martës.

Sipas IHMK-së mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri ditën e enjte.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”.

“Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 20 mars, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill. Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e martë (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë)”, bëhet e ditur në një njoftim për media të këtij instituti.