Lajme

Jeton në Norvegji: Kush është Armend Mehaj që pritet të jetë ministër i Mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2 pritet të emërohet Armend Mehaj.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.