Lajme

Mbështetja nga Kosova vlerësohet në Kiev, deputetja ukrainase bën thirrje për njohje

Pinterest LinkedIn Tumblr

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Iryna Friz, ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-ministren Vlora Çitaku për përkrahjen publike ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të Rusisë.

Deputetja Friz ka bërë thirrje për njohje të Kosovës duke shkruar se vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë.

“Faleminderit shumë ndaj miqëve nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku për përkrahjen ndaj Ukrainës në kohën e kërcënimit të invazionit nga Rusia.

Jam e bindur që Ukraina duhet të mbështes miqt e vërtetë që kanë zgjedhur pavarësinë e tyre. Koha që të refuzohen standardet e dyfishta.

Miqt e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në vendin tonë, por ata që edhe përkundër kërcënimit me konflikt shprehin mbështetje për shtetin tonë.

Vendosja e marrëdhënieve miqsore me Prishtinën do të bëhet një hap i sinqertë, që në të kaluarën është bllokuar nga politikat e Rusisë në Ballkan”, ka shkraur ajo.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur publikisht përkrahjen e Kosovës për Ukrainën pas kërcënimeve që Rusia ka shfaqur kohëve të fundit për një pushtim të mundshëm.