Lajme

Njoftim i fundit për termine nga Ambasada e Gjermanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Ambasada Gjermane në Kosovë ka hapur listën ligjore ku mund të bëhet regjistrimi i terminëve për periudhën mars deri në fillimin e muajit prill, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se lista do të mbetet e hapur deri me datën 15.02.2022 në orën 14:00.

Dhënia e termineve ka ndryshuar që nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, “e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.