Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka pak ditë që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”. Dua e filloi më 9 shkurt në Miami, për ta vazhduar me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pak ditë më pas.
Ajo është shfaqur me veshjen e njëjtë në të dy koncertet.
Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të një detaji interesant.
Performanca e Duas e veshur me këtë kostum ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Këngëtarja shfaqet me të verdhë në mes ashtu si harta në flamurin e Kosovës, shoqëruar nga gjashtë balerinë me ngjyrë të kaltër. Gjithashtu një ngjyrë tjetër e flamurit i cili aq sa numri i balerinëve të performancës ka yje që përfaqësojnë minoritetet e vendit.