Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përkuar nga KESCO që të dalë me sqarim për mënyrën se si janë llogaritur faturat e energjisë elektrike, pas rritjes së çmimit të energjisë.
Këto deklarata ajo i ka bërë në seancës e sotme të Kuvendit, shkruan Paparaci.
“Ka pasur paqartësi në fatura për këtë pajtohem plotësisht dhe për këtë i bëjë thirrje publikisht KESCO-s që të dal me një sqarim për mënyrën se si janë përllogaritur faturat”, tha ajo.
Tutje ajo ka shtuar se ka pasur paqartësi në fatura, pasi sipas saj shumë shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që qytetarët duhet të paguajnë
“Sipas diskutimeve që i kemi pasur me ZRRE-në, tarifat janë llogaritur siç duhet. Mirëpo ka pasur paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që në fakt duhet të paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është fatura finale. Kjo është diçka që duhet të qartësohet”, shtoi ministrja.
Artane Rizvanolli ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë dyshime për gabime në faturim t’i raportojnë ato.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë dyshime se janë bërë gabime me apo pa qëllim që t’i raportojnë dhe të ankohen përmes kanale zyrtare në KESCO dhe ZRRE departamenti për ankesa për konsumatorët”, përfundoi ajo./Paparaci.com