Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar sërish popullit këtë pasdite, duke e ndërruar kostumin e tij të errët me një uniformë ushtarake.
Në fjalimin e tij, presidenti ka krahasuar luftimet me “tingullin e perdes së re të hekurt që po bie dhe po mbyll Rusinë nga bota e civilizuar”, duke shtuar “detyra jonë është që ajo perde të mos bjerë në territorin ukrainas”.
Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv, raporton BBC
Zelensky ka thënë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur në veri nga Krimea.
Në veri, ai ka thënë se armiku po vazhdon të shtyjë në rajon dhe ai ka përshkruar luftime të rënda në Çernobil, përcjellë rtv.21tv
Ai ka folur gjithashtu për vdekjen e ushtarëve, si dhe për ushtarët rusë të kapur.
Zelensky ka theksuar se shumë avione dhe automjete ruse janë shkatërruar.
“Ne shohim se shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodh”, ka theksuar presidenti./21Media