Nazmi Sfishta i grupit Aurora këtë javë ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë Show.
Ai ka befasuar sërish me deklaratën e tij ku përmendi Zotin dhe Pejgamberin, shkruan lajmi.net.
Ai ka treguar se pas deklaratës që kishte bërë duke thënë që është i dërguari i Allahut ai ka treguar se njerëzit e kanë shikuar si të ‘çmendur’.
‘’E kam parë që një pjesë e njerëzve më kanë shikuar me një shikim si ky është i çmendur mental ose i sëmurë ose mashtrues. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për mua” tha ai.
Por ai nuk e mohoi, Nazi sërish e theksoi se është e vërtetë ajo çka kishte thënë kohë më parë dhe se e ndjen kënaqësinë shpirtërore.
“Kom kënaqësinë që i madhi Zot e din që ajo është e vërtetë që unë e kam thanë. E ndjej kënaqësinë shpirtërore. Këtu nuk ka asnjë pikë gënjeshtre sepse gënjeshtra është mëkat i madh”, tha Sfishta.
Për më shumë shikoni videon.