Lajme

Si kurrë më parë, çmimet e derivateve në Kosovë arrijnë në 1.49 cent

Pinterest LinkedIn Tumblr

Përpos problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët, ngritja e çmimeve në vitin e kaluar dhe këta dy muaj të këtij viti kanë qenë mëse shqetësuese.

Padyshim se këto rritje çmimesh vetëm se po dëmtojnë xhepin e qytetarëve e po e vështirësojnë jetën e tyre edhe më tepër.

E më shtrenjtë se kurdo herë është sot çmimi i derivateve në Kosovë.

1.45 cent është çmimi në disa pompa të derivateve. Por ky çmim ka shkuar edhe më lart në disa pompa të tjera.

1.49 cent është çmimi i naftës, e 1.47 cent është benzina, transmeton lajmi.net.

Shqetësimet për rritje të çmimeve në derivate janë të vazhdueshme nga qytetarët, por që asnjë vendim nuk është marrë në këtë kuadro.

Rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.

Qeveria e Kosovës më 2 shkurt, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës, ka caktuar marzhën tregtare.

Ky vendim përcakton që te shitësit me shumicë, marzha më e lartë tregtare të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.

Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi më 3 mars dhe do të jetë në fuqi deri më 31 maj 2022./Lajmi.net/