Thesari i Kosovës ka hapur llogarinë zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për Fondin e Sigurisë i themeluar nga Qeveria e Kosovës.
Banka Qendrore e Kosovës thekson se për të transferuar mjetet në këtë fond qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë.“Në mbledhjen e mbajtur me datë 2 mars 2022, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga Qeveria e Kosovës për Fondin e Sigurisë”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin.
Po ashtu, BQK njofton se u është kërkuar bankave komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë me rastin e transferimit të mjeteve në Fondin e Sigurisë.
Ditë parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë e vendit.