Pas më shumë se dy muajsh, Hetimet rajonale në Pejë kanë arritur ta vënë në pranga personin që dyshohet se vodhi bateritë e kamionit të një firme në Klinë.
Bëhet fjalë për L.H., (emër i njohur për redaksinë) i cili ishte punëtor i firmës në të cilën kreu vjedhjen më 18 janar të këtij viti.
I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është dërguar në stacionin policor në Klinë, ku është intervistuar lidhur me rastin. Sinjali mëson se çfarë ka deklaruar i dyshuari para hetuesve për vjedhjen në firmën ku shërbente.
Sipas burimeve të Sinjalit, i njëjti e ka pranuar se ka vjedhur bateritë dhe se kjo kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me pronarin e kompanisë.
Deri te ngatërresa mes tyre, sipas deklaratës së të dyshuarit kishte ardhur pasi pronari i firmës ia kishte borxh 130 euro dhe se kjo e ka shtyrë të vjedh bateritë e kamionit të firmës.
Pas marrjes së deklaratës nga i dyshuari, Sinjali mëson se prokurorja kujdestare ka marrë vendim që i njëjti të dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë./GazetaSinjali/