Policia e Kosovës, ditën e sotme, rreth orës 11:00, ka pranuar një njoftim se në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë, është gjetur nga familjarët një person i gjinisë femërore, e varur në banjën e banesës.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ajo dyshohet se aktin e vetëvrasjes e ka kryer duke u varur në një shall.
“Sipas tyre e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qene me terapi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për obduksion”, tha ai.