Një person që kishte shkuar të bënte marrëveshje me këtë kompani, u alivanos derisa ishte brenda depos dhe pasi u dërgua në QKUK ndërroi jetë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që vdiq është 54-vjeçari, Faton Konxheli.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, viktima dyshohet se është shtetas i Maqedonisë, pasi nuk është gjetur asnjë mjet identifikues që e vërteton shtetësinë e tij.
Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00.