Lajme

Agim Ademi dhe Eroll Salihu rrahën mes vete në zyrat e FFK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr

Burimet e Gazetës Metro brenda FFK’së, bërë të ditur se ka ndodhur një konflikt në mes të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Eroll Salihut, sekretari i këtij institucioni. 

Kjo gazetë [Metro] ka kuptuar se konflikti ka filluar kur sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka shpërthyer me akuza të rënda në drejtim të kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, duke e quajtur dallavërgji, hajn dhe kriminel.

Pas këtyre akuzave, Agim Ademi nuk ka ndenjur indiferent, i cili menjëherë e ka sulmuar fizikisht Eroll Salihun, e që është dashur ndërhyrja e stafit të FFK’së për të qetësuar gjakrat.

Mbetet të shihet se si do të veproj i pari i FFK’së, nëse do ta largoj Eroll Salihun nga pozita e sekretarit apo këtë të fundit do ta shpëtoj UEFA.

Insporti ka tentuar disa herë të kontaktoj sekretarin Eroll Salihu dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, por asnjëri nuk është përgjigjur.

Duhet theksuar se Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është e vetmja federatë që nuk ka përfillua vendimin e MKRS per të mbajt Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor.