Lajme

Albin Kurti feston sot ditëlindjen, kaq vite i mbushi

Pinterest LinkedIn Tumblr

Lideri i VV-së, Albin Kurti para dy ditësh mori postin e kryeministrit, teksa sot feston ditëlindjen.

I lindur në vitin 1975, Kurti saktësisht sot mbush 46 vjeç.

Kurti iu ishte bashkuar Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, grup që organizoi protesta për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe më 27 prill 1999.

Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.
Ai u lirua më 7 dhjetor 2001, derisa, më 23 prill 2003, diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.
Kurti është emëruar të hënën për herë të dytë kryeministër i Kosovës.