Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të parë para ligjvënëseve ka thënë se qeveria e tij nuk do të tolerojë të keqpërdoret paraja publike.
Ai ka paralajmëruar të gjithë ata që e shkelin ligjin se do të përballen me ligjin.
“Do të veproj ndaj të korruptuarave dhe shkelësve të ligjit”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Ai kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij që të punojnë për qytetarët e jo për xhepin e tyre
“Mos u sillni me arrogancë sidomos ndaj opozitës, siç ju kanë dhënë votën ashtu edhe ja u marrin. Duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer e jo për t’u rehatuar, andaj duhet të dëshmoni që të jeni meritor në pozitat ku jeni vendosur”, tha Kurti.
Ai tha se do të bashkëpunojë me opozitën dhe për bisedimet me Serbinë do të zhvillohet debat në Kuvend.