Ish-aktorja e serialit “O sa mirë”, Arta Elezaj, vazhdon të jetë emri më i përfolur në medie.
Roli i “Xhesikës” në serial, i dha famën më të madhe dhe kështu filloi të pëlqehet nga publiku, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, ajo ka zhvilluar një bisedë me
ndjekësit në rrjetet sociale ku nuk hezitoi të përgjigjej edhe në ato më ‘pikante’.
“Pse mendon që njerzit mendojnë që je e keqe“, iu bë së fundi një pyetje Artës.
“Ata që mendojnë se jam e keqe thjesht nuk më kanë njohur akoma“, u shpreh ajo.