Banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, është njëra nga personazhet më të komentuara brenda shtëpisë.
Ajo deri më tani ka krijuar situata të ndryshme në shtëpinë më të madhe e po ashtu edhe shumë të qeshura me fjalët që thotë duke qenë se nuk i shqipton mirë në gjuhën shqipe.
Modelja, e rritur në Itali, ditën e djeshme (e mërkurë) teksa po vraponte pas Donaldit ka rrëshqitur dhe është rrëzuar menjëherë në tokë.
Kjo ka bërë që të shpërndahet gjithandej e të bëhet virale në rrjetet e popullarizuara sociale.
Biondja përndryshe përpara shumë viteve kishte qenë pjesëmarrëse në një film, si femër e Berlusconit.
Ajo kishte luajtur në filmin “Loro” në vitin 2018 me regji nga Paolo Sorrentino.
Ky film flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medies, Silvio Berlusconi./Telegrafi/