Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është futur sot në zyrën e tij të re në selinë e PD-së, por gjatë ngjitjes së shkallëve është përballur me një incident të vogël.
Berisha, i rikthyer në seli, u rrëzua duke u ngjitur në shkallët e katit të dytë, por në një moment vuri duart duke shmangur përplasjen në pllaka.
Pas këtij incidenti, Sali Berisha shpërndau edhe fotografi nga zyra e tij e re në selinë e PD-së. /Abcnews.al