Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka folur për djalin e tij, Beau Biden, që vdiq në vitin 2015 pasi një beteje me sëmundjen e kancerit.
Ai përmendi kohën kur djali i tij shërbeu në Kosovë, në Irak e Afganistan, transmeton KOHA.
“Trupat tanë janë përballur me rreziqe të shumta, njëra ishte tymi toksik nga mbeturinës e luftës në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, ku ishin vendosur trupat amerikane. Shumë prej jush kanë qenë atje. Unë kam hyrë dhe kam dalë nga Iraku e Afganistani mbi 40 herë. Shumë nga luftëtarët më të aftë dhe më të stërvitur në botë, ktheheshin me dhimbje koke, marramendje dhe kancer. Një nga ata ushtarë ishte edhe djali im, Beau Biden. Nuk e di nëse depoja e djegies (vend ku digjen materialet ushtarake) ku ai ishte afër, në Irak e pastaj në Kosovë, u bë shkak i kancerit të trurit dhe sëmundjes së shumë trupave të tjerë”, deklaroi Biden.Ai shtoi se është i përkushtuar në zbardhjen e çdo rasti.