Edi ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për Anën. Fundi i takimit kishte më tepër afrimitet ndërsa nuk munguan puthjet e prekjet.
Ana e provokoi për të mësuar se si Edi do të reagojë nëse ajo shfaq afrimitet me një djalë tjetër dhe ai i bëri të qartë se nuk do të kenë më punë me njëri-tjetrin.
Ana: Po rashë në dashuri me ty, dhe ti bie me mua se nuk ke nga shkon. Si do ndiheshe ti nëse dal me një djalë tjetër që kam afrimitet?
Edi: E ndjen. Varja pastaj, ti shkon në punën tënde.
Ana: Nuk mendon që do të jetë gabimi tek ti se ndoshta nuk më ke mbushur sa duhet?
Edi: Nuk mund të jetë ajo se unë e di çfarë bëj, të kap për vete.