Lajme

“Edhe sa gra duhet të vriten që institucionet të reagojnë”, Haxhiu reagon për rastin tragjik në Prishtinë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Vrasja e djeshme tronditi banorët e Prishtinës ku ish-bashkëshorti ka qëlluar për vdekje Sebahate Sopën dhe më pas kreu vetëvrasje. Ish-çifti kishte pasur vazhdimisht probleme dhe në të paktën dy herë rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Për këtë rast ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se nëse institucionet do të vepronin me kohë sipas përgjegjësive që kanë, do të mund të parandalohej krimi i rëndë ndaj të ndjerës.

Edhe sa gra duhet të vriten në mënyrë që institucionet të reagojnë kundrejt këtyre veprimeve kriminale“, tha ajo.

Postimi i plotë:

Edhe një grua u vra dje nga ish bashkëshorti dhe sipas medieve thuhet se e ndjera kishte denonsuar dorasin në polici me 3 mars të këtij viti.

Sikur institucionet të vepronin me kohë sipas përgjegjësive që kanë, do të mund të parandalohej krimi i rëndë ndaj të ndjerës.

Edhe sa gra duhet të vriten në mënyrë që institucionet të reagojnë kundrejt këtyre veprimeve kriminale?

Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private por është përgjegjësi shtetërore!

Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre!