Lajme

Evitoi më të keqën: Ky është polici i Kosovës që ndihmoi të shpëtohej gruaja që po kërcënohej me thikë!

Pinterest LinkedIn Tumblr

Duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve pjesëtarët e Policisë së Kosovës në raste të shumta rrezikojnë edhe jetën e tyre në mënyrë që të intervenojnë sa më shpejtë dhe të evitojnë më të keqën.

I tillë ishte edhe rasti i policit Gëzim Shabani i cili më 23 Janar të këtij viti në qender të qytetit Gjilanit ndihmoi që të evitohet më e keqja ndaj një gruaje që po kërcënohej me një mjet të mprehtë nga një burrë në veturën e tij.
Andaj, në momentin kritik, Shabani, i veshur me rroba civile, duke qenë në vendin e ngjarjes falë përgatitjeve të tij, ndërhyri në këtë konflikt duke u afruar me shpejtësi tek vetura e të dyshuarit ku po qëndronin edhe kolegët e tij dhe arriti që t’a nxjerrë atë nga makina dhe t’ia largojnë edhe mjetin e mprehtë nga dora për ta arrestuar më pas.

Ky moment ishte duartrokitur nga qytetarët pranë dhe ishte xhiruar nga ta për t’u publikuar më pas edhe në rrjetet sociale
“Policet e rinj nxjerrin nga vetura dhe e arrestojnë një të dyshuar i cili ishte duke e kërcënuar me thikë në fyt një grua. Sipas qytetarëve dëshmitarë policet kanë intervenuar me sukses duke i shpëtuar edhe jetën qytetares’, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.

Ndryshe, Gëzim Shabani nuk është polici i vetëm që për të kryer detyrën e tij dhe për t’i dalë në ndihmë qytetarës në fjalë reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm.

Së fundmi edhe dy pjesëtarë të policisë hynë në një ndertesë që po digjej për të nxjerrë banorët dhe për të evituar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Video e plotë: