Rozë

Georgina dhe nostalgjia për Italinë: Më pëlqente të jetoja në Torino

Pinterest LinkedIn Tumblr

Me rastin e publikimit të dokumentarëve, partneri i Ronaldos ka treguar detaje të tjera për jetën me CR7.

Georgina Rodriguez është gati të mahnisë të gjithë: më 27 janar, ditën e ditëlindjes së saj të njëzet e tetë, do të publikohet në Netflix “Soy Georgina”, filmi dokumentar për partneren e Cristiano Ronaldos.

Nga fëmijëria në adoleshencë, deri në takimin me CR7, njeriun që ndryshoi jetën e modeles: do të ketë gjithçka në serial.

Me rastin e debutimit të saj në TV, Georgina ka dhënë një intervistë për The Sun, për të cilën ka treguar shumë detaje nga jeta e saj përkrah kampionit portugez, raporton TuttoSport.
“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos humba duke kërkuar kuzhinën. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore të kthehesha nga dhoma e ndenjes sepse nuk e dija rrugën. Ishte shumë e madhe. Më duheshin gjashtë muaj për të kuptuar se ku ishte gjithçka”, – zbuloi Georgina.
Georgina dhe jeta në Torino

Dokumentarët “Soy Georgina” u filmuan në 2020-2021, kur Ronaldo ishte ende lojtar i Juventusit. Dhe duke folur për jetën torineze, Georgina nuk e mohoi se kishte pak nostalgji:
“Më pëlqente të jetoja në Torino. Gjithçka është afër: bora, nëse doni të bëni ski, Principata e Monakos të shkoni në det, një ditë plot modë është Milano”, ka rrëfyer e dashura e CR7