Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, dëshiron t’i bashkohet skuadrës Real Madrid.
20 vjeçari mund të bëhet pjesë e disa prej klubeve më të mira evropiane para se të kalojë afati i verës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Por sipas Marca, Santiago Bernabeu është destinacioni i tij i preferuar i radhës.
Marca shton se në Real Madrid janë po ashtu të etur për t’i siguruar shërbimet e Haaland, për të cilin konsiderohet se është më i lehtë për ta përvetësuar në krahasim me francezin Mbappe.