Lajme

Hoxha nga Kosova: Ramush, Ti nuk e meriton të jesh President

Pinterest LinkedIn Tumblr

Hoxha nga Kosova, Labinot Maliqi i është drejtuar liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt me disa fjalë, raporton Gazeta Express.

Maliqi përmes një shkrimi në Facebook tha se Ramush Haradinaj nuk e meriton të jetë president i Kosovës.

“Ramush, si duket të gjithë e kanë kuptuar përveç teje se, NUK E MERITON TË JESH PRESIDENT! Pra, nuk mund të jesh President i një populli i cili shumë qartë të ka treguar në zgjedhjet e fundit se sa vlenë në skenën politike, dhe poashtu i një komuniteti i cili përbën 95.6% të popullsisë në Kosovë e të cilëve në vazhdimësi ua ke ofenduar besimin”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Ja postimi tij: