Lajme

Ja kur mund të shkoj në Kuvend për votim Projektligji që mundëson tërheqjen e Trustit

Pinterest LinkedIn Tumblr

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë që Qeveria e Kosovës, të deklarohet se a është pro apo kundër propozimit të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut për plotësim – ndryshimin e ligjit, i cili i hapë rrugë lejimit të tërheqjes së 10 deri në 30% të kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës.Deputeti Haxhiu për FrontOnline, tha se pavarësisht vendimit të Qeverisë, – projektligji do të dërgohet në Kuvend për tu votuar.

“Qeveria e Kosovës sipas procedurës për miratimin e ligjeve ka afat 30 ditë që ta jap mendimin e saj dhe deri më tani Qeveria nuk ka dhanë asnjë vendim ndonëse në Kryesi të Kuvendit ka kaluar. Qeveria ka kohë deri me 21 prill me dhanë mendimin, pas kësaj projektligji vjen në procedura parlamentare në Kuvend për tu votuar”, tha ai për Front Online.Deputeti, Haxhiu u shpreh i bindur se projektligji për trustin do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se përveç opozitës për lejimin e tërheqjes së trustit ka përkrahje edhe nga deputetët e pozitës

“Deputetët e opozitës e përkrahin të gjithë, ka edhe deputet të mazhorancës që e përkrahin, dhe pastaj kur të vjen në Kuvend besoj e kemi me kalu. Edhe LDK edhe AAK të gjitha partitë opozitarë janë pro tërheqjes së mjeteve nga trusti. Është koha me prit vendimin e qeveris mandej kur të vjen në kuvend shohim e bëjmë”, u shpreh ai për Front Online.Kundër lejimit të tërheqjes së 30% të Trusit deri më tani janë deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse disa deputetë të kësaj partie, publikisht kanë kërkuar që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e Trustit për shkak të ngritjes së çmimeve.

Lejimi i tërheqjes së kursimeve pensionale qytetarëve të Kosovës iu është lejuar në vitin 2020.FrontOnline ka pyetur Qeverinë e Kosovës, se kur do të deklarohen lidhur me këtë propozim, por nuk kanë kthyer përgjigje.