Reperi nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” në skenën muzikore, në një emision ka treguar dhe sqaruar marrëdhënien e tij me ish-mikun, Noizy.
Ata të dy dikur kanë qenë miq mjaft të mirë dhe madje kanë bashkëpunuar ne realizimin e një kënge. Mirëpo, marrëdhenia e dyshes u kris dhe në atë kohë reperët bënë deklarata të forta kundër njëri-tjetrit në media.
Në një intervistë së fundi në emisionin “Glamour Zone”, është pyetur se cfarë raporte kanë tani dyshja pas disa viteve.
Ai u përgjigj duke thënë se nuk janë takuar për një kohë të gjatë dhe nuk do ta ketë asnjëherë armik.
“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik”, tha Gold Ag.