Analistja politike, Luljeta Aliu është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook.
“Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”, shkroi komentuesi në një nga postimet Aliut.
Ajo madje përmendi edhe policinë dhe
prokurorinë e vendit, që sipas saj janë të korruptuar dhe shumcia e tyre mendojnë si këcënuesi në fjalë.
“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta.