Përmes një postimi në Twitter, Torres ka thënë se pas zhvillimeve në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO s’ka qenë kurrë më urgjente.
“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjent”, ka shkruar Torres.
Kujtojmë se dje ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka ripërsëritur kërkesën që të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe të vendoset një bazë e përhershme e Forcave Amerikane në vendin tonë. /teve1.info/