Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, me rastin e 22 vjetorit të masakrave, bëri homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël U.d së Presidentit Glauk Konjufca tha se Kosova ka tri plagë që ende janë të hapura.
Plaga e parë është masakra që kanë përjetuar populli, plaga e dytë të zhdukurit dhe e treta është mungesa e drejtësisë për familjarët që humbën të dashurit e tyre.
“Krushjanët e kanë përjetuar tmerrin e një masakre e cila ka lënë qindra e qindra të vdekur, plaga e dytë është që këtu ka edhe varreza të zbrazura, disa prej varrezave janë të zbrazura që na e kujton edhe njëherë se Serbia i ka rrëmbyer më të dashurit tanë e familjarët tanë fati i tyre ende nuk është zbardhur. Dhe kjo është një plagë e hapur në trupin e shtetit tonë, popullit tonë dhe plaga e tretë do të thosha që është drejtësia e munguar, nuk ka pasur drejtësi kurrë për familjarët të cilët i humbën më të dashuritë e tyre. Ata u masakruan u rrëmbyen, nuk dihet për një pjesë të tyre për fatin e tyre dhe familjarët tash e 22 vite prej asaj date jetojnë për çdo ditë me peshën e me vuajtjen e rëndë për fatin e pazbardhur të familjarëve të tyre”, tha ai.
Konjufca tha se gjaku i krushjanëve të Krushës të Madhe dhe të Vogël qëndron në themelet e shtetit tonë dhe themelet e lirisë së Republikës se Kosovës.
Konjufca tha se qeveria e re me kryeministër Kurtin ka premtuar që do të padisë shtetin e Serbisë për gjenocidin dhe kjo do të ndodhë dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat tona në dialogun me Serbinë.
Konjufca: Qeveria Kurti do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë“Qeveria që ka ardh në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha ai për KosovaPress.
Konjufca gjithashtu homazhet i vazhdoi edhe në Krushë të Vogël ku tha së Serbia nuk e ka marr ende dënimin e merituar si shtet për krimet e kryera në Kosovë.Konjufca: Serbia nuk është shkëputur nga ajo logjikë e atij pushteti
“Çka është më e keqja përmes politikës së sotme të cilën po e zhvillojnë përfaqësuesit shtetërorë të Serbisë po na tregojnë që Serbia në masë të madhe nuk është shkëputur nga ajo logjikë e atij pushteti që e ka shkaktuar gjenocidin në Kosovë” shtoi ai.Krusha e Madhe është edhe vendlindja e intelektualit të madh Ukshin Hoti i cili u zhduk në muajin maj të vitit 1999 nga forcat policore të Serbisë duke mos u ditur më asgjë për fatin e tij.