Shëndetësi

Kuptimi i procesit ‘orë e artë pas lindjes’: Fazë e cila duhet të njihet nga çdo grua shtatzënë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Menjëherë pas lindjes, foshnjat e gjejnë veten në një mjedis krejtësisht të ndryshëm, i cili është i lirë nga komoditeti, siguria dhe ngrohtësia që zakonisht ofron mitra.

Foshnjat ngadalë fillojnë të kuptojnë se ka gjëra me të cilat tani duhet të merren vetë në mënyrë që të zhvillohen duke përfshirë frymëmarrjen, ushqimin dhe etjen, shkruan burimi All4birth përcjell Gazeta Shneta.

A rrit rrezikun për autizëm tek fëmijët, përdorimi i injeksioneve epidurale gjatë lindjes

Kujdes, top-5 ushqimet në shtatzëni që mund të jenë të dëmshme për foshnjën
Kështu, kalimi nga mitra në botën e jashtme mund të jetë një periudhë mjaft sfiduese për të porsalindurin.

Në fakt, mënyra se si ju kujdeseni për fëmijën tuaj gjatë orës së parë pas lindjes është thelbësore.

Kuptimi i ‘orës së artë’

Takimi me fëmijën tuaj për herë të parë është një moment vërtet magjik dhe i papërshkrueshëm.

Gjatë kësaj kohe, ju mund të mendoni se si duken ata, erën e foshnjës dhe se sa e mahnitshme është të kesh më në fund të voglin tuaj në krahë.

Tanimë, kordoni i kërthizës lihet i paprekur për minutat e parë. Kjo inkurajon foshnjat që të vendosen ‘lëkurë më lëkurë’ në gjoksin e nënës menjëherë pas lindjes.

Fatmirësisht, kontrollet fillestare dhe peshimi i të porsalindurve po vonohen gjithashtu në mënyrë rutinore – duke i lënë nënat më të fokusuara në mrekullinë e tyre të gëzimit për të paktën një orë!

Kjo periudhë, e njohur shpesh si ‘ora e artë’, është jashtëzakonisht e dobishme për të dy dhe është një nga fazat më kritike në momentet e para të jetës.

Fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji është gjithashtu një pjesë integrale e ‘orës së artë’. Nëse lihen lëkurë më lëkurë, foshnjat janë në gjendje të tërhiqen në gjoksin e nënës dhe të ngjiten vetë në thithin e gjirit.

‘Ora e artë’ është një mundësi për t’i dhënë fëmijës tuaj fillimin më të mirë në jetë. Pas lindjes, fëmija do të ketë nevojë për më shumë rehati dhe kontakti ‘lëkura në lëkurë’ është padyshim alternativa më e mirë për ta mbajtur foshnjën tuaj të qetë dhe të sigurt.

Pozicionimi ‘lëkurë më lëkurë’ i lejon foshnjës të dëgjojë rrahjet e zemrës dhe të ndjejë ngrohtësi, që i ngjan mjedisit të mitrës. Gjatë kësaj kohe të çmuar, foshnjat janë më në gjendje të ruajnë temperaturën e trupit dhe modelin e frymëmarrjes, gjë që ndihmon në stimulimin e sistemit të tyre tretës dhe nervor.

Nga ana tjetër, mbajtja e kësaj kohe të qetë do të ndihmoni trupin tuaj të kalojë pa probleme në nivelin e ndryshimeve të rëndësishme fiziologjike dhe hormonale. /Gazeta Shneta/