Lajme

Ky është i riu nga Prizreni që ia vendosi nënës thikën në fyt, e kërcënoi dhe e sulmoi

Pinterest LinkedIn Tumblr

Home Lajme
Ky është i riu nga Prizreni që ia vendosi nënës thikën në fyt, e kërcënoi dhe e sulmoi
by Kosova24 11 Prill, 2022
Ky është i riu nga Prizreni që ia vendosi nënës thikën në fyt, e kërcënoi dhe e sulmoi
Para dy ditësh, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. I riu dyshohet se edhe më parë kishte sulmuar nënën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Meto Adzemin, i cili dyshohet se përveç që e rrahu nënën edhe e kërcënoi.

Sipas të njëjtave burime, në shtëpinë e tyre në Prizren, ai dyshohet se ia vendosi nënës thikën në fyt, duke e kërcënuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Kosovë “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.”