Sot është bërë ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit publik për muajin shkurt, raporton Gazeta Evropa.
Gazeta Evropa mëson se Ministria e Financave, përkatësisht Thesari gjatë ditës ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata punëtorë që përfitojnë paga nga buxheti i Kosovës.
Gazeta Evropa ka kontaktuar me disa shërbyes civil, të cilët e kanë konfirmuar se tashmë në kontot e tyre bankare ua kanë dalë pagat.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta. /Gazeta Evropa/