Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kosova shënoi progres në indeksin e antikorrupsionit që u publikua nga organizata “Transparency International”.
Osmani ka thënë se premtimi që kishin dhënë para një viti, për luftimin e korrupsionit po jep rezultatet e para.
“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese.
Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.
Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit. “