Pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq ka kritikuar Kosovën për qasje jo të barabartë ligjore për komunitetet në Kosovë. Ajo tha se duhet ta merr vesh e gjithë bota që Kosova është shtet joligjor.
Hoxhiq konfirmoi se ankesë do të dorëzojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Dy fjalë ajo parti edhe për Duda Baljen nga Unioni Socialdemokrat.
“Unë i uroj suksese edhe Duda Baljes edhe atyre boshnjakëve. Ndoshta ka boshnjakë që duan të asimilohen. Nuk ma merr menja që do të vjen ndodhje ndryshim. Ne do të vazhdojmë dhe do të dorëzojmë një ankesë tek Gjykata Kushtetuese, por krejt kjo punë është e orkestruar. Iniciativa e Adriana Hoxhiqit nuk është e mirëseardhur dhe kjo është një fakt. Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore, vota e qytetarëve për komunitet nuk është e barabartë dhe nuk e di se si mendon Kosova që të vazhdojë përpara”, ka thënë më tutje ajo.
Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.
Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.
“Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam e të vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marr një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë dal dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo.
Ajo tha se është humbur mundësia që të krijohet një frymë e re në Kuvendin e Kosovës./meKryeministrin.info/